Fshati Luboten, komuna e Butelit është 15 kilometra larg qendrës së Shkupit, megjithatë nuk ka ujë të pijshëm. Banorët shkojnë në mes të fshatit për të mbushur ujë. Nga 5 litra në krah bartin këta dy fëmijë, një në moshë 8 vjeçare dhe tjetri në moshë 10 vjeçare. Pas orëve mësimore vijnë këtu te kjo çezmë për shkak se uji i puseve nuk është i sigurt për tu pirë.
Në mungesë të ujit të pishëm nëpër shtëpitë e tyre banorët e fshatit Luboten vijnë te kjo çezmja këtu që të mbushin ujë të pishëm.
Osman Ibrahimi me familjen e tij çdo ditë mbush nga 50 litra ujë për përdorim nëpër shtëpi.
“Vimë këtu se uji nuk është i pastër nëpër shëtëpitë tona, por ne kemi nevoj për ujë. Këtu është i pastër dhe viimë të mbushim. Ndër 50 litra ujë nuk mund të kalojmë. E përdorim për ushqim, për çajin për çdo nevojë të shtëpisë. Vetëm për tu larë në banjo e kemi ujësjellësin mirëpo ai është i papastër”, tha Osman Ibrahimi – banor i Lubotenit.
Në këtë cezme të Lubotenit për të mbushur ujë vinë edhe nga vende tjera.
Rahiti është prej Hasanbegut. Ai ka ardhur së bashku me të shoqen e tij për të mbushur ujë në çezmën e fshatit, për shkak se, siç thotë, uji edhe tek ata është i ndotur.
“Jemi të obliguar të vimë këtu të mbushim ujë. Uji është më i mirë. Sa litra uji i mbushni? Rreth 300 litra ujë. A është e vështirë për juve? Po si sështë vështirë. E kemi plus një obligim tjetër. Në vend se të kemi ujë për çdo ditë s’kem dhe obligohemi të vijmë të mbushim këtu ujë”, u shpreh Rahit Jashari – banor i Hasanbegut.
Se Luboteni do të ketë ujë të pijshëm premtoi kryetari aktual i Butelit, Velimir Smilevski para se të bëhet njeriu i parë i kësaj komune, në vitin 2017. Por thuajse katër vjet pas kësaj deklarate premtimi ende nuk është realizuar.
“Në vitin 2018 në Luboten do të ketë ujë”, deklaroi Velimir Smilevski – kryetar i Butelit (20.10. 2017).
Pasi u bë kryetar i komunës, tha se problemi është kompleks për shkak se ky fshat zgjerohet.
“Problemi është më i madh sepse fshati filloi të zgjerohej. Shumë njerëz u kthyen në Luboten dhe ndërtojnë shtëpi. Fshati tashmë numëron 3 mijë banorë ndërsa kapaciteti i ujësjellësi i fshatit është për më pak se 1 mijë banorë, këtu qëndron problemi”, theksoi Velimir Smilevski – Kryetar i Komunës së Butelit.
Smilevski premton se brenda dy muajve do të fillojnë me gërmimin e puseve dhe me zgjidhje të problemit me ujësjellësin e banorëve të Lubotenit.
“Shpresoj se me idenë për përpilim të elaboratit do t’i gjejmë ujerat nëntokësore dhe të gërmojmë puse ku do të mbushen rezervuarët e fshatrave”, shtoi kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski.
Sipas Institutit për shëndet publik, në vendin tonë 3% të qyteteve dhe 23% të zonave rurale nuk kanë qasje deri tek uji i pastër.
Сторијата е оригинално објавена на ТВ21. Македонската верзија од сторијата е достапна овде.