Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси

Kush ia ndotë ujin për pije fshati Përshevcë të Tearcës?

Стории

Mimoza MUSTAFAI

Banorët e fshatit Përshevcë Komuna e Tearcës edhe pse kanë burimin e tyre të ujit për pije, i njëjti nuk i përmbush nevojat për furnizim me uji të rreth 700 shtëpive të këtij fshati. Sipas fshatarëve uji i burimit nuk i përmbushë as 30 për qind nevojat e banorëve për uji të pijshëm, prandaj banorët janë të detyruar që gjatë stinës së Verës të shfrytëzojnë edhe ujin e lumit Bistricë. Por në vend se ti plotësojnë nevojat e tyre, atyre ju ndotet uji nga tre mini hidrocentralet që janë të ndërtuar në lumin Bistricë.

Halit Jonuzi

“Ne si fshat kemi burimin nga ku furnizohemi me uji të pijshëm, por ai uji nuk mjafton. Në muajit e Verës detyrohemi që të furnizohemi me ujin e lumit Bistricë. Uji i lumit ka qenë i mirë, jo për pije por për përdorim teknik e kemi përdorur. Por si kanë filluar të funksionojnë hidrocentralet, tash kemi shumë probleme. Një problem që është edhe më i shpeshtë është kur ato pastrojnë hidrocentralet, turbinat e kështu me radhë nuk na informojnë se bëjnë pastrim edhe pse e dinë se ne furnizohemi me ujin e lumit. Dhe të gjitha ato mbeturina më pas hynë në rezervarin e ujit të pijshëm dhe na shkaktohen probleme për ti pastruar të njëjtat, ndotja shkon edhe nëpër gypa dhe më pas ndotet edhe uji për pije”, thotë për PRESSonline, Halit Jonuzi – anëtar i Bashkësisë lokale të fshatit Përshevcë dhe kryetar i Shoqatës Qytetare “Përshevca që duam”.

Banorët thonë se koncensionerët e tre mini hidrocentraleve, aq sa janë në lumin Bistricë, kur kanë marrë pëlqimin e banorëve për ndërtim janë zotuar se gjatë pastrimit do ti informojnë ato 48 orë përpara që mos e shfrytëzojnë ujin e lumit. Por kjo, sipas tyre nuk po ndodh.

“Ne kemi mbajt një mbledhje me koncensionerët e këtyre hidrocentraleve ku i kemi kërkuar dhe kryetarit të komunës që ta kenë parasysh këtë ose të ofrojnë një zgjidhje tjetër. Të bëjnë një stacion filtrimi për arsye se prej aty furnizohemi me uji jo vetëm ne si fshat por edhe dy fshatra tjerë. Disa herë na është premtuar se do të bëhet diçka, por deri më tani asgjë”, shprehet i revoltuar Jonuzi.

“Ky problem duhet të zgjidhet! Për këtë duhet të luftojmë gjithë bashkë. Duhet të luftojmë që ta mbrojmë lumin. Detyrimisht duhet stacione filtrimi. Koncensionerët e minihidrocentraleve duhet të informojnë qytetarët para se të bëjnë pastrime me qëllim që të ruajmë shëndetin e njerëzve”, thonë banorët e fshatit Përshevcë me të cilët biseduam.

Nga Ndërmarrja publike e komunës së Tearcës “Sharri” pranojnë se minihodrocentralet dëmtojnë ujin që e shfrytëzojnë banorët e fshatit Përshevcë. Nga kjo ndërmarrje thonë se zgjidhje më e mirë është që uji për banorët të sigurohet katër kilometra më lartë nga ku janë të vendosura hidrocentralet.

Mefail Miftari

“Bashkësitë lokale Tearcë, Preshevcë dhe Glozhë kanë nënshkruar që të ndërtohen këto hidrocentrale në saj të një marrëveshje paraprake, në bazë të së cilës koncensionerët obligohen që të informojnë banorët 48 orë përpara para filtrimit të tubave të tyre. Uji i papastër që del nga hidrocentralet e dëmton ujin për pije. Hidrocentralet duhet të ndalen rreptësishtë me njëherë, ose të na sigurohet uji më lartë nga janë të vendosura centralet . Katër kilometra më lartë, por edhe këtë nuk e bëjnë”, thotë për PRESSonline, Mefail Miftari, drejtor i NPK “Sharri” – Tearcë.

Ndryshe fshati Përshevcë numron mbi 700 shtëpi dhe ka afër 2500 banorë.

 

 

“Me këtë storie, Press Online, bashkohet me fushatën “Kthjellohu”, implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe financuar nga Ambasada Britanike në Shkup”.

 

Сторијата е оригинално објавена на Pressonline.mk.

Оригинално објавено на:

Pressonline.mk

Датум

10 јуни 2021