Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси
lumi-i-kadines-rrezikon-te-mbetet-pa-peshq-featured

Lumi i Kadinës rrezikon të mbetet pa peshq!

Стории

Sipas informacioneve nga terreni PressOnline mëson se peshkatarët e egër, në ditë me rrjeta të mëdha peshkimi nga Lumi i Kadinës në fshatin Smesnicë të komunës së Zelenikovës arrijnë që të peshkojnë 20 deri në 30 kilogram peshk të llojit klen dhe trofta. Çmimi për një kilogram në tregun ilegal për këtë lloj peshku arrin nga 150 deri në 200 denarë. Sipas një përllogaritje të PressOnline brenda vitit nga ky lumë peshkatarët e egër arrijnë të peshkojnë afër 10 mijë kilogram, dhe në këtë mënyrë të fitojnë mijëra euro

Mimoza MUSTAFAI

Lumi i Kadinës (Kadina Reka) i cili buron nga bjeshka e “Sollunska gllavës”, kalon nëpër fshatrat Cërni Vërv (Maja e zezë), Paligrad, Tisovicë, Gumalev, Smensnicë dhe derdhet në lumin Vardar, ka uji të pastër, por nuk është i mbrojtur me Ligjin për ujëra dhe pyje. Banorët e fshatit Smesnicë nëpër të cilin kalon ky lumë, të shqetësuar nga neglizhenca e institucioneve për Lumin e Kadinës (Kadina Reka) kërkojnë mbrojtje institucionale, sidomos nga peshkatarët e egër të cilët nga ky lumë në mënyrë të jashtëligjshme peshkojnë nga 20 deri në 30 kilogramë peshk në ditë, shkruan PressOnline.mk

Nijazi Fetahaj

Ish-këshilltari në Komunën e Zelenikovës ku graviton Smesnica dhe banorë i këtij fshati, Nijazi Fetahaj thotë se lumi i Kadinës kalon nëpër shumë bjeshkë dhe është shumë i pastër, por nuk mund të shfrytëzohet për pije ose ujitje të tokës, ai thotë se lumi është i pasur edhe me peshq të llojit klen dhe trofta, por brenda viti për mija kilogram varfërohet lumi nga peshkatarët e egër. “Shtrati i lumit është i vendosur thellë mes kodrave, andaj edhe uji është shumë i pastër, por nuk mund të shfrytëzohet për pije ose ujitje. Ky lumë është i pasur edhe me peshq. Sa i përket mbrojtjes të kësaj pasurie natyrore, ky lum nuk mbrohet me Ligjin për ujëra, pyje dhe male, dhe se si rezultat i neglizhencës institucionale i njëjti dëmtohet shumë nga peshkatarë të egër, ku sot nga dëmi i madh i peshkimit të egër rrezikohet që lumi të mbetet pa peshq. Në vendet më të ulëta të këtij lumi mund të gjendet peshku i llojit klen, ndërsa në vendet më të larta edhe trofta”, shprehet për PressOnline, Fetahaj.

Sipas informacioneve nga terreni PressOnline mëson se peshkatarët e egër, në ditë me rrjeta të mëdha peshkimi nga Lumi i Kadinës në fshatin Smesnicë të komunës së Zelenikovës arrijnë që të peshkojnë 20 deri në 30 kilogram peshk të llojit klen dhe trofta. Çmimi për një kilogram në tregun ilegal për këtë lloj peshku arrin nga 150 deri në 200 denarë. Sipas një përllogaritje të PressOnline brenda vitit nga ky lumë peshkatarët e egër arrijnë të peshkojnë afër 10 mijë kilogram, dhe në këtë mënyrë të fitojnë mijëra euro.

Amir Saiti

Ndërkohë, përveç këtij problemi Amir Saiti student i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës, nga ky fshat i vogël i periferisë së Shkupit thotë se për shkak të atraktivitetit qytetarë të shumët, gjatë stinës së Verës e vizitojnë Lumin e Kadinës në fshatin e tij, por brengos, shprehet ai, fakti se qytetarët që vizitojnë lumin më pas nuk kujdesen për mbetjet që i hedhin kudo përreth dhe në lum. “Gjatë stinës së Verës qytetarë të shumtë e vizitojnë lumin, por kujdesi për natyrën lë për të dëshiruar. Lumi ka peshq shumë të pastër, andaj gjatë verës kemi edhe peshkatarë që vijnë për rekreacion peshkimi, e që nuk e dëmtojnë ambientin dhe ujin, por gjatë natës ka peshkatarë të egër të cilët përfitojnë në mënyrë të jashtëligjshme nga pasuria e këtij lumi”, thotë për PressOnline, studenti Amir Saiti. Por, shton, se të gjithë vizitorët dhe peshkatarët janë të kujdesshëm dhe nuk shqetësojnë banorët e këtij fshati.

Një tjetër, shqetësim për studentin ambicioz të këtij fshati është edhe mungesa e ujit për pije dhe tualetet e shkollës fillore me mësim të kombinuar në këtë fshat. “Fshati ka një shkollë të vogël ku ka gjithsej 20 nxënës, kurse fëmijët e këtij fshati mësojnë shumë dhe janë nxënës shumë të mirë, por në shkollë nuk ka uji as për pije, as për pastrim. Shkolla nuk ka as fushë futbolli. Është në kushte të vështira”, thekson Amiri.

Ndryshe, fshati Smesnicë është një fshat i vogël i cili gjendet Komunën e Zelenikovës 35 kilometra larg kryeqendrës- Shkupi. Fshati ka 15 shtëpi dhe 50 banorë, ndërsa shkolla fillore e cila zhvillon mësim me paralele të kombinuara ka 20 nxënës. Banorët e këtij fshati kryesisht merren me kultivimin e duhanit.

Lumi i Kadinës – është lumë në Maqedoninë e Veriut, degë e djathtë e lumit Vardar. Gjatësia e tij është 34 km, dhe zona e pellgut ujëmbledhës mbulon një sipërfaqe prej 184 km2. Ajo buron lart në malin Jakupica dhe rrjedh midis maleve Goleshnica dhe Kitka në masivin Mokra Planina, midis rrethinave të qyteteve të Shkupit (juglindje) dhe Velesit (veriperëndim).

Lumi i Kadinës buron në lokalitetin e Juruçka Karpa në një lartësi prej 2100 metra në anën lindore të masivit të Malit Mokra. Në rrjedhën e sipërme Kadina Reka rrjedh në drejtimin jug-veri, dhe nga fshati Aldincë deri në bashkimin me Vardarin, pra në rrjedhën e mesme dhe të poshtme ajo rrjedh në drejtim perëndim-lindje. Duke rrjedhur nëpër një zonë shkëmbore të grykës, ajo derdhet në lumin Vardar afër fshatit Smesnicë. Përgjatë tërë rrjedhës (dhe sidomos në pjesën e sipërme) të Lumit të Kadinës mund të gjeni troftën e famshme, e cila natyrshëm pjell dhe jeton në këtë lumë. Për shkak të thellësisë së Kadina Rekës në rrjedhën e saj të poshtme, e cila arrin 2 deri në 4 metra, ajo shpesh vizitohet nga notarë dhe peshkatarë gjatë verës.

“Me këtë artikull, Press Online bashkohet me fushatën “Kthjellu”, implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe financuar nga Ambasada Britanike në Shkup”.

 

Сторијата е оригинално објавена на PressOnline.mk.

Оригинално објавена на:

PressOnline.mk

Датум

13 февруари 2021