Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси
Maqedonia-e-Veriut-humb-deri-ne-shtate-milion-1

Maqedonia e Veriut humb deri në shtatë milion euro në vit nga prerja ilegale e pyjeve

Стории

STEND UP: “Mali i fshatit Zdunjë ka qenë një ndër malet më të shkatërruara nga prerjet ilegale që janë bërë në territorin e qytetit të Gostivarit viteve të fundit. Dhe pikërisht në atarin e këtij fshati ndodhemi sot. Në një sipërfaqe që është bërë prerje masive e që nuk është larg nga shtëpitë e fundit që shihen pas meje në këtë vendbanim. Dhe e gjithë kjo prerje, siç kanë thënë banorër disa herë në akuzat që kanë ngritur, është bërë në emër të ndërtimit të një bazeni për ujë, gjoja po pritet sipërfaqa për t’u rregulluar bazeni, ndërkohë që është prerë edhe sipërfaqe që nuk ka të bëjë apsak me bazenin”.

Banorët e këtij fshati kohëve të fundit shpesh janë drejtuar edhe redaksisë të TV Globi për të bërë denoncime për prerjen ilegale që i bëhet malit të tyre, pasi siç ata shprehen institucione kompetente nuk po e bëjnë punën e vetë. Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Zdunjë, Abdurahim Abdurahimi thekson se prerësit dhe vjedhësit e pyejeve i kanë në fshat. Dyshon në bashkëpunimin e tyre me persona nga institucionet të cilët duhe të kujdesen për ruajtje të maleve.

“Ka shumë që presin, gjysmën e malit e kanë prerë. Shumarija (rojet e pyejeve) e dinë këtë punë dhe ata duhet ta mbrojnë malin, pasi ne vet nuk mund të bëjmë asgjë. Ju isht në mal dhe e patë edhe vetë se gjysma e malit është prerë, katundi nuk mund të bëjë asgjë. Ka kush duhet ta ruajë malin. Ne ata që presin i njohim dhe përafërsisht çdo ditë ju themi që mos presin, por ata vazhdojnë me prerjen. A kanë bashkëpunimi me institucionet ata? Nuk e di, nuk di ta them, por ndoshta edhe kanë”, tha Kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Zdunjë, Abdurahim Abdurahim.

Banorët e këtij fshati, sikurse edhe nga fshatrat tjera, kanë frikë se prerjet e fundit pa masë në formë ilegale, mund të sjellin vërshime në të ardhmen.

“Ka prerje ilegale, prerje tjetër nuk ka. Dua të them se presin ata që vjedhin . Më përpara pritej për katundin dhe çdo vit kur afrohej dimri na jepesj leje për prerje dy, tre ose pesë metër kub, tani nuk ka ashtu, por edhe nuk ka mbetur. Kush pret aktualisht? Nuk e di, po me siguri katundarët. Tash janë mbjellur edhe çama, ata nuk duhet të priten, ama edhe prej atyre presin. A përbën rrezik kjo për fshatin që mund të keni vërshime? Sigurisht që po, po mos të ketë mal, uji do vijë posh pasi nuk ka kush e ndalon”, tha Hysamendin Selimi, një banorë i moshuar i fshatit Zdunjë.

Institucionet premtojnë, por kur do të rritet numri i rojeve pyjore në rajonin e Gostivarit, ende nuk dihet. Ata e pranojnë vetë se me numrin aktual që kanë, aspak nuk mund të mbrojnë pyjet.

“Ka të bëjë me numër të vogël të orjeve që kemi, dhe për shkak të kriminalitetit në terren pastaj edhe prerja ilelgale është në lulëzim. Nëse flasim për rajonin Gostivar-Tetovë, mund të ju them se në Gostivar ka tetë të punësuar të autorizuar për mbrojtje të pyejeve dhe me sistematizim e kemi rritur atë numër nga viti i kaluar në 20 dhe shpresojmë se ky numër do të realizohet deri në fund të vitit dhe e gjithë kjo bëhet në ruajtjen e maleve nga krimi i organizuar që bëhet pëmes prerjes ilegale”, deklaron Berat Dehari, zv.drejtor gjeneral i N.P “Pyjet Kombtare”.

Dehari sqaron se nga prerja ilegale në vit shkatërrohen fond shumë i madh i pyejeve, të cilat buxhetit të N.P “Pyjet Kombtare” i kushton deri në shtatë milion euro.

“Kemi sektor apo department të veçantë që merret me plane apo analizimin e pyejeve, pasi ne jemi ndërmarrje publike e cila merret me menaxhimin e pyejeve, prandaj posedojmë të dhëna të tilla. Është një e dhënë frapante për fat të keq nga statistikat dhe nga të dhënat e fundit konsiderohet se afër 140.000 m3 ka shkatërrim apo prerje të drurit ilegalisht dhe shuma në vit rrotullohet nga 6 – 7 milion euro që humbën ndërmarrja dhe buxheti i saj nga kjo prerje e paligjshme”, deklaron Berat Dehari, zv.drejtor gjeneral i N.P “Pyjet Kombtare”.

Dehari thotë se duhen investime në resurse njerëzore dhe automjete për të parandaluar deri diku krimin që u bëhet pyejeve. Thotë se edhe interesimi për të studiuar në Fakultetin e Pyllatrisë në Shkup ka rënë dukshëm dhe shton se pas dhejtë vitesh vendi do të mbetet pa inxhnjerë pyjesh. Ai pret situata të ndryshojë në këtë drejtim vetëm kur vendi të nisë negociata e antarësimit me BE, që mekanizmat mbrojtës mbi pyjet të përforëcohen dhe rriten pasi ajo edhe do të na këkohet dhe do të jetë një nga kushtet që duhet plotësuar.

 

“Me këtë storie, TV Globi bashkohet me fushatën “Kthjellohu”, implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe financuar nga Ambasada Britanike në Shkup”.

Сторијата е оригинално објавена на TV Globi.

Оригинално објавено на:

TV Gobi

Датум

26 април 2021