Në pranverë kualiteti i ujit të Lumit Shkumbin në Tetovë është në kategorinë e dytë.Gjendja më kritike paraqitet në verë dhe vjeshtë kur lumi Shkumbin kalon në kategorinë e tretë sipas ndotjes dhe atëherë është i ndaluar edhe për not.
Por cila është zgjidhja që një lum i cili e ka burimin në Malin Sharr dhe me pastërti të madhe që këtë cilësi ta ruajë edhe në dalje të qytetit.Expertët vlerësojnë se duhet të ndërëtohen stacione të filtrimit për fshatrat e Malësisë së Tetovës dhe deponi për hedhjen e mbeturinave.