Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси

Ndërtoi shtëpi, por nuk ka ujë! Në Bukoviç uji i pusit ka baktere, i dëmshëm për shëndetin

Стории

Fshati Bukoviç gjatë kohë ka problem me ujin e pijshëm.

Një pjesë e këtij fshati në Komunën e Sarajit nuk ka ujë, e kjo më shpesh ndodh gjatë stinës së verës.

Abdullahu, ka ndërtuar shtëpi, e përveç kësaj, ka hapur edhe një pus për të marrë ujë.

Ky është pusi i dytë që po hap, tregon ai, sepse i pari është shterur. Por nuk e ka testuar nëse uji është i pijshëm.

“Unë jam pishman pse e kam ndërtuar këtë shtëpi, do të largohem edhe unë në ndonjë vend tjetër si kanë ikur tjerët, edhe unë do të ik. Nuk është në rregull kjo, pastërtia është uji nuk jeton asgjë pa ujë por nuk e di ky popull nuk e kupton”, tha Abdullahu – banor i Bukoviçit.

Edhe Gani Ismaili ka pus, por thotë se nuk e përdorin për pije, por vetëm për higjienë. Ujin për pije e marrin nga fshati Luboten që është 32 km larg.

“Pusi është 12 metra i thellë nuk e dimë a pijet apo jo do ta shohim do e shohim nuk kemi pijë ujë prej këtu hiq”, u shpreh Gani Ismaili – banor.

Tek të dy puset morëm mostra të ujit për ta testuar nëse është i pijshëm.

Mostrat i dërguam për t’i testuar nëse janë për pije.

Pasi e testuam ujin, u lajmëruam tek baca Abdullah për t’ia dhënë lajmin e se uji është i rrezikshëm për t’u pirë.

“Është më së miri që të mos e pini ujin nga bunari. Çfarë të bëjmë ky është një problem. Po do ta gjejmë zgjidhjen”.

Mostra e ujit tregon se ka baktere dhe nuk mund të pihet pasi që ka mbi 100 miligram nitrate të cilat janë të dëmshme për organizmin e njeriut.

-Kjo do të thotë që uji nuk është i pijshëm në bazë të këto të dhëna thotë që ka mbi 100 miligram nitrate gjegjësisht 25. Ky ujë nuk është i pijshëm definitivisht”, tha Natasha Dokovska – OJQ “Gazetarët për të drejtat e njeriut.

Ndërsa mostra e ujit tjetër rezultoi se ka nitrate në kufirin e lejuar.

“Kjo është 25 që do të thotë se është në kufirin e lejuar. Më së miri është që të mos ketë asgjë. Ka një rritje por ky ujë është е sigurt për t’u pirë”.

Kontaktuam edhe me kryetarin e komunës së Sarajit. Apelon që të mos pijet uji nga puset nëse nuk rekomandohet nga institucionet përkatëse. E zgjidhje premton se do të ketë së shpejti pasi që ekipet e ujësjellësit tashmë janë duke e vendosur rezervuarin e parë në fshatin Rashçe.

“Komuna e Sarajit punon komfor programit që kam pasur dhe tani më përgatitjet po bëhen për rezervuarin e parë në Rashçe që e zgjidh në tërësi problemin e fshatrave Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Llaskarcë, Bukoviç, dhe do të instalojmë rrjet të ri edhe për Çajlanë dhe Semenisht”, deklaroi Blerim Bexheti – kryetar i Komunës së Sarajit.

Rregullorja e Bashkimit Evropian parasheh që 50 miligram nitrate është maksimumi që lejohet në ujë. Në qoftë se ka më shumë atëherë kjo paraqet rrezik për shëndetin. Shumica e banorëve në fshatra pinë ujë i cili nuk është i testuar. Fshati Bukoviç është 20 km në perëndim kryeqyteti.

 

 

Сторијата е оригинално објавена на ТВ21. Сторијата е достапна на македонски ОВДЕ.

Оригинално објавено на:

ТВ21

Достапна на македонски јазик:

овде

Датум

18 август 2021