Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси

Pallçishta një dekadë pa uji, autoritetet premtojnë zgjidhje!

Стории

Shkup, 10 korrik – Afër 6 mijë banorë të fshatit Pallçisht të komunës së Bogovinës, si dhe 1 mijë  e 100 shtëpi, për më shumë se 12 vite përballen me problemin e mungesës së ujit të pijshëm. Ujin të cilin e shfrytëzojnë për momentin për pije e që e marrin nga vendbanimi Jellovjan, rezulton të jetë i ndotur, pasi që analizat tregojnë se përmban fekale të kafshëve.

“Ujin e marrim nga Jellovjani, është i ndotur nuk e përdorim fare për pije sepse rrjeti nga ku vjen uji e deri në dalje është i dëmtuar shumë. Zgjidhja është në rrjet komplet të rri, që pas shumë viteve të kemi uji të mjaftueshëm për pije e pastrim në shtëpitë tona”, thonë banorë të Pallçishtit me të cilët bisedojë PRESSonline.mk

“Në Pallçisht uji nuk është i sigurt për pastrim, e jo më për pije. Në të shumtën e rasteve e blejmë. E shfrytëzojmë edhe ujin e malësisë aty ku është i pastër dhe i sigurt për pije”, thonë disa banorë tjerë.

Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës

Autoritetet komunale dhe qendrore premtojnë zgjidhje të shpejt të problemit. Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili për PRESSonline.mk deklaroi se mjetet për ujin për pije janë të ndara, 540 mijë euro nga Banka Evropiane për Investim, për vendbanimin Kamjan dhe Pallçisht. Ai informon se, në Kamjan vetëm se kanë filluar punimet, ndërsa procedura për fshatin Pallçisht është në fazën finale.

“Problemi me ujin e pijshëm të fshatit Pallçisht është te sasia dhe pastërtia. Ne kemi projekt i cili është në fazën e evaluimit në Ministri të Transportit dhe Lidhjeve. Jemi në fazën finale, mjetet i kemi të ndara prej Bankës Evropiane për Investim, si për ujësjellësin e fshatit Kamjan që tashmë kanë filluar punimet, edhe për fshatin Pallçisht. Besojmë se deri në fund të vitit do të nisin punimet edhe në fshatin Pallçisht. Prej kaptimit deri te pishina mbi fshat do të jetë komplet linjë e re. Leje kemi marrë edhe prej Мinistrisë së Ekologjisë për burimet. Procedurat janë të tilla. Me këtë projekt do të marrë fund problemi me ndotjen e ujit dhe do të sigurohet uji për këto banorë”, deklaroi Xhemaili.

Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve

Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve thotë se projekti është në fazën finale dhe sa po njëjti të miratohet nga Banka Evropiane për Investim, do të shpallet procedura e tenderimit që punimet të fillojnë menjëherë në terren.

“Projekti i ujit për pije për fshatin Pallçisht kap vlerën 18.800.000 denarë ose 300.000 euro përafërsisht, projekti është në fazën finale të evaluimit te kompania konsulente e vlerësimit të projektit dhe pritet deri ne fund te muajit korrik të finalizohet. Dhe pastaj dërgohet në Bankën Evropiane për Investim për miratim” , deklaroi zëvendësministri Rexhepi për PRESSonline.mk

Sipas hulumtimeve për pastërtinë e ujit të institucioneve relevante, rreth 68 për qind të komunave rurale të Tetovës kanë uji jo të pastër për pije.

Ndërkohë në një analizë të Institutit për Shëndet Publik thuhet se ndotja e ujit në të shumtën e rasteve ndodh si rezultat i aktiviteteve të njeriut. Kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore publike për njerëzit të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e përdorin atë ujë.

“Të gjitha bimët dhe organizmat të cilët janë të ekspozuar ndaj ujërave të ndotura i vuajnë efektet e dëmshme të ujit të ndotur. Në këtë mënyrë mund të dëmtohen lloje të caktuara dhe të ndikohet tek bashkësitë biologjike natyrore pjesë e të cilave janë ose që janë të ekspozuara ndaj trupave të ndotur ujor. Kontrollimi i ndotjes së ujit kërkon një infrastrukturë adekuate dhe plane për menaxhim. Infrastruktura mund të përfshijë impjante për trajtimin e ujërave të zeza. Këto, bashkë me impjantet për trajtimin e ujërave të zeza në industri dhe bujqësi, zakonisht nevojiten për t’i mbrojtur ujërat nga ujërat e zeza të pa trajtuara”, thuhet në analizë. (M.M/PRESSonline.mk)

(Me këtë shkrim, PRESSonline i bashkëngjitet fushatës “Kthjellohu”, që realizohet nga Instituti për Komunikime Studimore, e financuar nga Ambasada Britanike në Shkup)

Сторијата е оригинално објавена на Pressonline.mk.

Оригинално објавено на:

Pressonline.mk

Датум

10 јули 2021