Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси
Globi-storija-1-featured

Pyjet e Gostivarit në gjunjë/ A mund të ndërpritet prerja ilegale vetëm me 27 persona !?

Стории

Qyteti ku ndodhet fillimi i rrjedhës së lumit më të madh në vendin tonë, Vardari, burimi i Vërutokut, i rrethuar nga malet më të bukura të malit Sharr, së bashku me malin Korab dhe Bistra dhe Malin e Thatë fqinjë, vazhdon të jetë cak i mafias të prerjes ilegale të durnjëve. Praktikat e prerjeve të paligjshme janë të përhapura thuajse në çdo zonë dhe Gostivari sipas hulumtimeve të shumta, çdo vit humb me qindra mijëra hektar të pyjeve. Masat e buta ndëshkuese që ndjekin rastet e prerjeve të paligjshme rezultojnë në mosndëshkim dhe përsëritje. Dhe duket se vetëm pandemia ka arritur të ul deri diku prerjen ilegale dhe të kemi për 20 për qind më pak veprat penale për prerje ilegale të drurit në rajonin e Gostivarit. Policia thotë se në disa raste grupet kriminale ndihmohen edhe nga punonjësit e institucioneve publike.

“Vitin e kaluar nga aksionet tona operative janë regjistruar 34 vepra penale në Gostivar për prerje ilegale. Gjithsejt pesë pesona janë raportuar si autorë të veprave, kure janë ngritur vetëm tre kallzime penale. Sipas akteve, më shumë ka vepra penale për shkatërrim pyjesh, pastaj vjedhje të drurit, vjedhje në tentativë. Ka pasur edhe një vepër për abuzim të pozitës dhe autoritetit zyrtarë”, thuhet në deklaratë nga SPB – Tetovë.

Gjatë vitit 2020, nga ana e shërbimeve policore është arritur në përfundimin, se në Gostivar janë prerë gjithsej 5.43 metra kub dru në pronësi të shtetit dhe 59 metër kub nëpër pronat private, ndërsa në vendngjarje janë gjetë dhe konfiskuar sasia prej 23,53 m3. Në 2019 kjo sasi ka qenë rreth 130 m3. Nga ana tjetër Policia Pyjore në Gostivar thekson se shumë pak nga veprat penale të inicuara nga ata për prerje ilegale, po marrin epilogun e duhur nga gjykata.

“Vitin e kaluar ne kemi të dhënë statistikore ku kemi marrë shtatë automjete të rënda ngarkuese. Ka 21 paraqitje deri te gjykatat themelore dhe deri te prokurori publik dhe nga ata kemi kthim për tetë raste të gjykuara gjatë vitit të kaluar. Si masë e drurit e marrë kemi 23,70 metra kub”, thotë Aleksandar Aleksoski, Komandat i Policisë Pyjore në Gostivar.

Gostivari me rrethinë për ngrohje në vit harxhon rreth 100.000 m3 dru, kurse institucionet kompetente që duhet të sigurojnë dru për ngrohje për amvisëritë, nuk e sigurojnë as gjysmën e sasisë së nevojshme. Nevojat besohet se mbulohen nga prerjet ilegale.

“Kryesisht është dru për ngrohje që e plasojmë në tregun në territorin e Komunës së Gostivarit. Këtu ne menaxhojmë edhe komuna të tjera të cilat kanë sipërfaqe, siç është ajo e Vrapçishtit dhe Komuna e Mavrovë-Rostushë. Pra, ne kemi rreth 20.000 m3 që i menaxhojmë. Pasi jemi të autorizuar për të dhënë shërbime në pyje private dhe toka bujqësore, nga këtu dalin edhe 5.000 m3 dru, pra nga pyjet private dhe toka bujqësore. Pra, mund të themi se ne menaxhojmë rreth 25.000 m3 dur i cili përfundon në tregun e Gostivarit”, deklaron Millorad Andrijeski, drejtor i ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” – njësia “Sharr” në Gostivar.

“Sipas parashikimeve, sipas numrit të banorëve, numri i shtëpive dhe ngjashëm dhe informacioni se askush gjatë dimrit nuk ka ngrirë pasi të gjitha oxhaqet tymosin, edhe pse nuk kemi regjistrim ta dimë sa familje kemi që përdorin drurin për ngrohje, mund të themi se harxhojmë nga 80.000 deri në 100.000 m3 dru për ngrohje në vit. Ndërmarrja publike e pyjeve ka 20.000 m3 dru në vit, Parku Nacional në Mavrovë edhe ai këtu rretullohet, ndoshta pak më shumë. Të afërt e kemi edhe rajonin e Kërçovës që na vinë sasi druri, por një pjesë e madhe e kësaj nevoje prej 80.000 deri në 100.000 me këto tjerat që sigurohen, ajo vrimë mbulohet me prerje ilegale”, deklaron Aleksandar Aleksoski, Komandat i Policisë Pyjore në Gostivar.

Rojet e pyjeve dhe policia pyjore nuk kanë kapacitete për të ndërmarrë ndonjë masë të rëndësishme për luftimin e krimit të organizuar në lidhje me prerjet e paligjshme. Andrijeski dhe Aleksoski ankohen pastaj se kanë mungesë të burimeve njerëzore për të luftuar prerjen ilegale.

“Për mbrojtje të pyjeve në territorin të cilin e menaxhojmë – kemi shërbimin e rojeve pyjore e cila numëron tetë roje pyjore dhe një shef për mbrotje të pyejeve. Ata ndahen sipas rajoneve për mbrotje të pyjeve dhe duke pasur parasyshë se jemi duke menaxhuar me pyje me sipërfqe mbi 25.000 hektarë, i bie që çdo roje pyjore të kujdeset për nga 3.000 hektarë pyje mesatarisht që është sipërfaqe shumë e madhe. Duke pasur parasyshë numërin e vogël të të punësuarve, me përpjekje të rënda dhe me mbështetje të të punësuarve që janë të angazhuar në pjesën e organizimit të prodhimit pyjor, mundohemi të arrijmë rezultate sa më të mira”, deklaron Millorad Andrijeski, drejtor i ndërmarrjes publike “Pyjet Nacionale” – njësia “Sharr” në Gostivar.

“Numri i të punësuarve është punë diskutabile. Problemi me prerje ilegale dhe vjedhjen e drunjëve si pasur nacionale kohëve të fundit në vend që të bie, rritet pasi nevojat e drurit vazhdimosht rriten. Ne si institucion kemi të punësuar 18 policë pyjor e që e mbulojnë këtë rajon 24 orë, 365 ditë brenda vitit dhe me turne. Ky numër nuk është i mjaftueshëm dhe ky vlerësim se është pa pjaftueshëm në këtë rajon është problem i përgjithshëm dhe të them se është qesharake të presish se një organizatë mund ta ndërpres prerjen ilegale ose ta mbuloj terrenin vetëm me 18 punonjës”, tha deklaron Aleksandar Aleksoski, Komandat i Policisë Pyjore në Gostivar.

Nga kryqëzimi i të dhënave mes policisë, policisë pyjore dhe ndërmarrjes për menaxhim me pyjet në Gostivar, del në sipërfaqe ku thuajse nuk ka vendbanim në Gostivar ku nuk ka prerje ilegale të pyejeve nga grupe të organizuara ose individë të caktuar. Zonat më të zhveshura të pyjeve nga dru vjedhësit janë në fshatrat Gjurgjevishtë, Sërmnovë, Çegran, Duf, Pozharan, Forinë, Mitrovi Krsti, Kunovë, Mazdraçë, Reçan, Orqushë, Kunovë, Zhelezna Rekë, Koritë, Simnicë, Gjonovica e Epërme dhe e Poshtme, Dobërdoll, Llakavicë dhe Zubovcë.

“Me këtë video, TV Globi bashkohet me fushatën “Kthjellohu”, implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe financuar nga Ambasada Britanike në Shkup”.

 

Сторијата е оригинално објавена на TV Globi.

Оригинално објавена на:

TV Globi

Датум

19 април 2021