Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси

Sfillarja pa ujë, bunarët shpëtim për banorët! Bariu bën 4 kilometra për të gjetur ujë për kopenë

Стории

Ky pus i hapur në vitin 1999, edhe sot pas 22 vitesh vazhdon të mbetet zgjidhja e vetme për familjen Jonuzi.

I zoti i shtëpisë thotë se po të mos e kishin këtë bunar, do të mbeteshin pa ujë, njëjtë si edhe gjysma e fshatit Sfillare e poshtme në Saraj të Shkupit.

Metush Jonuzi:“Prej 20 vjetësh e ke këtë bunarë?

TV21: Më shumë se 20 vjet, edhe ende po të kryejnë punë?

Metush Jonuzi: “Po, po”.

TV21: Ende po e përdor?

Metush Jonuzi: “Rregullisht kështu kur mbesim pa ujë po”.

Por këtë ujë të pusit baca Metush nuk mund ta përdorë për pije.

TV21: Ky ujë nuk është për pije?

“Jo jo, kjo është vetëm për të pastruar. Laj duart, shikoje sa është i ftohtë. Është si ujë bjeshke”, u shpreh Metush Jonuzi.

Mungesa e ujit në fshat gjatë verës, punën ja vështirëson edhe bariu Safet Murtezani.

I duhet të udhëtojë me kilometra për të gjetur ujë për kopenë me 400 dhen.

Safet Murtezani: “Kemi shumë telashe, ka mundësi 1 javë 4-5 ditë pa ujë. I dërgojmë me një vend tjetër dhentë ku ka ujë edhe atje nuk ka ujë sa duhet por pak na stabilizon”.

TV21: A është larg prej këtu?

Safet Murtezani: “Po i ka nja 4 kilometra edhe qashtu i dërgoj atje”.

TV21: A ndodh shpesh kjo?

Safet Murtezani: “Po ndodh sidomos tani gjatë stinës së verës”.

Organizata joqeveritare “Gazetarë për të drejtat e njeriut” (Новинари за човекови права) të cilët bëjnë hulumtime për sigurinë e ujit në fshatrat e Maqedonisë, thonë se uji nga bunarët është i dëmshëm për organizmin e njeriut e veçanërisht për fëmijët. Rreth 35% nga vendet rurale pinë ujë të dëmshëm dhe të pasigurt.

“Ne shpesh e testojmë ujin me teste nitrati. Ujin e marrim nga puset në ato komuna ose ato zona rurale që ne i konsiderojmë se e kanë ujin e pasigurt për pije. Sipas analizave tona është konkluduar se uji është i pasigurt. Përndryshe, në zonat urbane dhe kudo që kemi qasje, në sistemin qendror të ujësjellësit, uji është i sigurt”, deklaroi Natasha Dokovska – OJQ “Gazetarë për të drejtat e njeriut”.

U drejtuam tek Ndërmarrja publike Ujësjellësi, nga ku thonë se problemi kryesor është përdorimi i pa kontrolluar i ujit për pije. Shtojnë se konsumi i ujit rritet bashkë me rritjen e temperaturave.

NP “Ujësjellës Kanalizime – Shkupi” u bën apel përdoruesve që ujin ta përdorin në mënyrë racionale dhe me kujdes në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta. Veçanërisht apelojmë për të shmangur përdorimin e panevojshëm të ujit për ujitje të gjelbërimit, kopshteve dhe fushave, për mbushjen e pishinave”, thonë nga NP “Ujësjellës Kanalizime” – Shkup.

Nga Ujësjellësi gjithashtu thonë se do të dënohen të gjithë ata që ilegalisht janë lidhur në sistem. Sfillarja e Poshtme gjendet në Komunën e Sarajit dhe është vetëm pak kilometra nga burimi i ujit fshatin Rashçe, nga ku i gjithë kryeqyteti furnizohet me ujë. Me mungesë të ujit po ashtu përballet edhe fshati tjetër Sfillare e Epërme.

 

Сторијата е оригинално објавена на ТВ21. Достапна е на македонски јазик ОВДЕ.

Оригинално објавено на:

ТВ21

Достапна на македонски јазик:

ТВ21

Датум

17 јули 2021