Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси

Sharri park kombëtar – shpëtim nga shkatërimi i pyjeve

Стории

Ky është fshati Dobrosht I Komunës së Tearcës.

Sikurse shumë fshatra rrëzë Malit Sharr edhe ky vendbanim ka pasur shqetësime të mëdha nga prerja e pakontrolluar e pyjeve.

Para më pak se një viti edhe ky Dobroshti u përball me pasoja të përmbytjeve …

Banorët  thonin atë kohë se “natyra po hakmerret” për shkak të prerjes masive të drunjve mbi këtë fshat.

FAREDIN ISENI – KRYETAR I BL DOBROSHT

“Prerja e drunjve, foli para 2-3 viteve, ka qenë shumë e madhe dhe na ka penguar shumë. Aq shumë sa që prerja ishte si me korrë grurin. Mirëpo, kohën e fundit janë ndalë, falë policisë pyjore e cila ka pasur ndikime dhe momentalisht nuk ka aq shumë prerje drunjsh. Por më herët na ka penguar shumë prerja e pakontrolluar e pyjeve”

Kohët e fundit ky fenomen dukshëm është ndërprerë, por dëmet mbeten të pariparueshme.

FAREDIN ISENI – KRYETAR I BL DOBROSHT

“Dëmet pas luftës e deri para 3-4 viteve kanë qenë aq të mëdha sa që ishte tmerr t`I shihje malet. Edhe ne si fshatarë jemi angazhuar për të parandaluar këtë bashkë me policinë pyjore dhe vitet e fundit nuk kemi raste të këtilla”

Nga Bashkësia Vendore e Dobroshtit kanë një apel për organet kompetente. T`u lejohet banorëve, që drunjtë që janë prerë e që janë nëpër pyje, t`I pastrojnë nga malet. 

FAREDIN ISENI – KRYETAR I BL DOBROSHT

“Është tmerr të shohësh se sa druri është I prerë në mal dhe rrijnë anë e mbanë rrugës. Qeveria t`I lejojë që të merren këta drunj, por të jetë nën kontroll të autoriteteve. U kisha bërë apel banorëve të mij, por edhe gjithë të tjerëve, që të kenë kujdes me prerjen e drunjve, pasi të gjitha vërshimet që vijnë janë nga shkatërimi I pakontrolluar I pyjeve.

 Shqetësime kanë ngritur edhe OJQ-të që merren me mbrojtjen e ambientit jetësor. Metin Muaremi nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim – CED, thotë se prioritet I kësaj organizate është mbrojtja e pasurisë pyjore të Malit Sharr.

METIN MUAREMI – OJQ “CED”

Si organizatë si CED dhe si Platformë Miqt e Sharrit ,për cdo vit kemi organizuar aktivitete të ndryshme, nga mbledhja e meturinave , identifikimi i vendeve ku bëhet prerja e palejueshme e drunjëve , reciklimet , ndryshimet klimatike. Jemi viti i dytë që kemi pandeminë , shumicën e aktiviteteve përpos fushatës që kishte për qëllim shpalljen e malit Sharr , park nacional.

Fenomeni shqetësues I prerjes së pakontrolluar të drunjve, sipas Metin Muaremit, mund të parandalohet vetem nëse Mali Sharr shpallet Park Kombëtar.  

METIN MUAREMI – OJQ “CED”

Padyshim kemi punuar cdoherë në ngritjen e vetëdijes mirëpo kjo ngritje nuk mund të arrihet vetem me organizatat apo individ të caktuar , prandaj besojmë se me shpalljen e malit Sharr si një zonë e mbrojtur këto dukuri do të ndërpriten dhe njëhërë e përgjithmonë do të këtë një rend të dihet ku dhe cfarë individët , institucionet pra ata që janë përgjegjës do kënë mundësi të kujdesen për malin.

Por, si është situata në terren? Ç`bëjnë ata që janë kompetentë për ruajtjen e pyjeve? Ç`bën policia pyjore?

Toni Bilbilovski nga Policia Pyjore në Tetovë thotë se në dy muajt e parë të këtij viti, përkundër zvogëlimit të nevojave për dru për ngrohje, trafikantët e drunjve kanë rritur aktivitetin e tyre në terren

TONI BILBILOVSKI – POLICIA PYJORE – TETOVË

“Konform kontrolleve tona në terren, në vazhdë e sipër janë përpunimi I 6 kërkesave për kundërvajtje, kurse janë konfiskuar 10.55 metra kub dru dhe janë dorëzuar nëpër depo. Deri më 22 Prill janë marrë një automjet transportues, një traktor e të ngjashme, kurse aktivitete të këtilla kishte edhe muajve të kaluara”

Por, Kocevski nuk përfundon me kaq. Bën publike edhe aktgjykimet gjyqësore që nga fillimi I vitit 2021.

TONI BILBILOVSKI – POLICIA PYJORE – TETOVË

“Lidhur me aktgjykimet për periudhën Janar- Mars të këtij viti, nga Gjykata Themelore Tetovë janë shqiptuar gjithsejt 9 dënime në të holla në vlerë prej 50, 100, 200 ose 500 euro, varësisht peshës së veprës. Por, përvoja jonë tregon se dënimet e vogla në të holla I inkurajojnë trafikantët e drunjve që të vazhdojnë me aktivitetet e tyre të jashtëligjshme”

Propozimligji për shpalljen e Malit Sharr për Park Kombëtar është në procedurë parlamentare. Ekologjistët pajtohen se është shumë e rëndësishme që ligji të miratohet sa më shpejtë, që të shpëtohet Mali Sharr, i cili viteve të kaluara kishte përjetuar “masakër” të vërtetë me ndërtime pa kritere, por edhe me prerjen e pakontrolluar të drunjve.

Ministri I Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, thotë se shpallja e Malit Sharr Park Kombëtar do të ketë benefite të shumanshme, si për vendin por edhe për banorët e fshatrave që gravitojnë në masivin e Sharrit.

NASER NUREDINI – MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR

“Assesi nuk do të ketë ndikim negativ tek banorët lokal. Parku Kombëtar do të ketë tre zonime. Një zonim që do të jetë për zhvillim të qëndrueshëm. Aty do të jenë edhe fshatrat brenda. Në atë zonim edhe ne si shtet edhe Komunat, por edhe Ndërmarrja e Parkut Kombëtar do të ketë për obligim ta zhvillojë infrastrukturën në ato fshatra. Qytetarët do të përfitojnë këtu dhe do të ketë mundësi për t`u zhvilluar eko-turizmi. Pastaj është zona e dytë që do të jetë aktive. Këtu blegtoria do të vazhdojë të punohet që të promovohen bio-produktet. Pastaj është zona e tretë strikte ku ka vlera të larta të bioverzitetit”

Dukuria e shkatërimit të pyjeve dhe prerjes së jashtëligjshme të drunjve, ka përsfhirë shumë rajone në Maqedoninë e Veriut. Padyshim se I goditur është edhe Rajoni I Pollogut. Trafikantët e drunjve shpeshherë të organizuar me automjete të ndryshme, madje duke përdorur edhe kërcënime dhe forcë për kontrollorët dhe inspektorët, po shndërrohen në ankth të vërtetë për mbrojtësit e fondit pyjor. Jo vetëm që shkatërohen drunjtë cilësorë, por shkatërohet edhe një ekosistem I tërë, kurse pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Ekspertët thonë se një përqindje e lartë e amvisërive ngrohen me drunj, kurse shteti duhet të gjejë mënyra tjera për ngrohjen e amvisërive, me cka automatikisht do të zvogëlohej interesimi për drunjtë e ngrohjes.

“Me këtë video, Tv Klan Macedonia, bashkohet me fushatën “Kthjellohu”, implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup”

Оригинално објавено на:

KlanMacedonia

Датум

28 април 2021