Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси
Otpadni-vodi-pressonline-featured

Ujërat e zeza problem mjedisorë dhe rrezik për shëndetin

Стории

Sipas sasive të ujit, Maqedonia e Veriut i përket zonave me burime të kënaqshme ujore dhe një mungesë e vogël ndihet në një pjesë të caktuar të vitit, veçanërisht në muajt e verës, në Maqedoninë Lindore, thonë për PressOnline nga Shoqata e ndërmarrjeve komunale të Maqedonisë së Veriut

Mimoza MUSTAFAI

Uji i pijshëm në të gjitha ndërmarrjet komunale në Maqedoni është i saktë bakteriologjikisht dhe kimikisht, gjë që konfirmohet nga analiza ditore e ekipeve ekspertë të Instituteve për kujdesin shëndetësor në çdo qytet në Maqedoni.
Nga kjo shoqatë theksojnë se gjitha burimet e ujit sipërfaqësor në Maqedoninë e Veriut kanë zona të përcaktuara mbrojtëse, por vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë mbrojtje fizike me kontroll sanitar. “Kjo çështje duhet të zgjidhet urgjentisht brenda secilës kompani të shërbimeve. Lidhur me ujërat fekale mund të themi se ky problem është zgjidhur në mënyrë solide. Të gjitha zonat urbane kanë sistemet e tyre të kullimit të ujërave të zeza. Në të gjitha stacionet është karakteristike që ekziston një problem me mirëmbajtjen e tyre. Nuk ka fonde të mjaftueshme për të paguar energjinë elektrike që konsumohet. Ne mund të themi se gropat septike ngadalë do të zhduken, por është e sigurt se ato do të jenë të pranishme në Maqedoni për një kohë të gjatë, sepse ka me të vërtetë shumë punë për të bërë në lidhje me problemin e kanalizimeve”.

Në anën tjetër, nisur nga përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, vendi viteve të kaluara vazhdimisht punon në harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim, hyrjen e saj në fuqi më 1 prill të vitit 2004 dhe marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin e Evropian në vitin 2005, Komisioni Evropian vazhdimisht e përcjell përparimin e Republikës së Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në BE. Sfera e mjedisit jetësor është një prej fushave më komplekse në Bashkimin Evropian që është rregulluar me numër të madh të akteve juridike, me të cilat janë rregulluar mediat dhe fushat e mjedisit jetësor. Si pjesë nga fusha e mjedisit jetësor përkatësisht si medium i mjedisit jetësor, sfera e ujërave është rregulluar me numër të madh aktesh juridike të cilat rregullojnë aspekte të ndryshme të ujërave.


Akti kryesor juridik i Bashkimit Evropian që e rregullon fushën e ujërave është Direktiva kornizë për ujëra 2000/60/KЕ (DKU). DKU-ja i vendos qëllimet dhe udhëzimet kryesore të politikës për menaxhim me ujërat, me të cilat vendoset menaxhim i integruar me ujërat në BE si dhe theksohet nevoja për integrimin e mëtejshëm të mbrojtjes dhe menaxhimit të qëndrueshëm me ujin edhe në politikat tjera nga fusha e energjisë, komunikacionit, bujqësisë, vivarëve, politikës rajonale dhe turizmit.

Edhe përskaj gjithë kësaj, ujërat e zeza janë një rrezik i madh për shëndetin tonë për shumë arsye sepse ato janë shkaktarë të përhapjes se shumë sëmundjeve infektive. “Në qoftë se mbeturinat nga bartësi infektojnë ujin e pijshëm, ushqimin apo pishinat patogjenet mund të jenë burim infektiv për të tjerët. Hapi i parë për tu mbrojtur nga sëmundjet infektive është higjena jonë personale, kushtet sanitare dhe mbrojtja e shëndetit për të ngritur imunitetin tonë. Duke mos pirë ujë asnjëherë nga burimet e pa kontrolluara, jo të sigurta dhe te dyshimta (nëse uji ndërron ngjyrën, shijen apo i vije erë). Shumë njerëz shëndetin e mirë të popullatës ia atribuojnë mjekësisë higjeno – sanitare. Rreth 1.2 miliard njerëz në botë përdorin ujë te pakontrolluar (direkt nga burimi), një shqetësim tjetër ende më i madh lidhet edhe në zonat të cilat nuk kanë ose e kanë pak te zhvilluar procesin e mbledhjes, transportit dhe përpunimin dhe trajtimin e ujërave të zeza, mungesa e impianteve etj.”, deklaroi për PressOnline, Florina Llavdrovci, mastere e Ekologjisë.

Për arsye të ndotjes së ujit nga ujërat e zeza, shprehet ajo më tej, një numër i madh i njerëzve në botë janë infektuar në mënyrë kronike me patogjenë te ndryshëm. “Çdo vit raportohen më shumë se 250 milion raste të reja të të sëmurëve nga uji i ndotur, 10 milion nga këta vdesin, ndërsa gjysma e këtyre të vdekurve janë fëmijë nën moshën 5 vjeçare”, nënvizon ajo.

“Me këtë artikull, Press Online bashkohet me fushatën “Kthjellu”, implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe financuar nga Ambasada Britanike në Shkup”.

 

Сторијата е оригинално објавена на PressOnline.mk.

Оригинално објавена на:

PressOnline.mk

Датум

31 јануари 2021