Кампања од јавен интерес за застапување и лобирање | Онлајн ресурси
tetovo-voda-featured

Zagrebi më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit

Стории

Zagrebi i cili është shumë më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit që do të thotë se uji atje përdoret racionalisht, ndërsa humbjet janë shumë më të vogla se te ne. Po ashtu shumë interesant është edhe shembulli i Korçës në Shqipëri. Korça është i madh sa Tetova, por qyteti shpenzon sasi shumë më të vogël të ujit për furnizim, ka zero humbje të ujit. Ndërsa në Tetpvë ujit humbet përmes pjesëve të rrjetit të ujësjellësit ku ka tuba të vjetra dhe në pjesë të qytetit ku janë instaluar tuba jocilësore

Mimoza MUSTAFAI

Qyteti i Tetovës ka pasur vazhdimisht probleme me furnizimin me ujë të pijshëm, anpse qyteti është nën malin Sharr, një nga malet që ka ujë të mjaftueshëm. Me lëshimin e ujësjellësit të ri në funksion, i cili merr ujë rrjedha e sipërme e lumit Shkumbini, furnizimi me ujë në qytet është përmirësuar dukshëm dhe janë ndërprerë restrikcionet prej disa orësh, por çështja e furnizimit me ujë të pijshëm ende nuk është zgjidhur plotësisht. Një problem që ka qenë i pranishëm për dekada është edhe humbja e ujit në rrjetin e ujësjellësit. “Para vitit 2015 kemi pasur një humbje operative prej rreth 56 përqind të ujit. Dhe ishte vërtet shumë. Pas vitit 2015 vendosëm 2 rregullatorë të presionit të cilët krijuan kushte për rregullimin e presionit në sistemin e ujësjellësit. Kjo ndërhyrje rezultoi shumë e suksesshme dhe kishim ulje të dukshme të humbjeve të ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit e gjithashtu u ul ndjeshëm numrin e defekteve në rrjet. Humbjet kanë rënë me rreth 12 përqind, dhe tani humbjet operative të ujit janë ndërmjet 45 dhe 46 përqind”, deklruan për Press Online nga Komuna e Tetovës.


Shkaqet e humbjes së ujit në sistemin e furnizimit me ujë janë të shumta dhe janë probleme që janë grumbullua prej vitesh. Sipas informacionit të NPK-së, shumica e ujit humbet përmes pjesëve të rrjetit të ujësjellësit ku ka tuba të vjetra dhe në pjesë të qytetit ku janë instaluar tuba jocilësore.

“Ka disa shkaqe për humbje të ujit, ndërsa rrjeti i vjetër dhe i amortizuar i ujësjellësit ndikon më së shumti. Gjithashtu, në disa pjesë të qytetit, në të kaluarën janë instaluar tubacione plastike me cilësi të dobët, të cilat nuk mund t’i rezistojnë presionit të lartë të ujit në rrjet dhe ato shpesh plasin. Unë mendoj se tubat jocilësore janë një nga arsyet kryesore për humbjen e madhe të ujit të pijshëm. Kohët e fundit, kemi vendosur standarde të reja për cilësinë e tubave të ujit, kështu që s’i kemi më ato probleme, të paktën në pjesët e rrjetit të ndërtuara rishtazi. Lidhjet e egra gjithashtu kontribuojnë për një pjesë të humbjeve të ujit. Por është vërtet e vështirë të thuhet se sa lidhje ilegale ka në ujësjellësin e qytetit dhe zonat përreth e që janë nën rrjetin tonë. Është vështirë për tu zbuluar. Për shembull, ka një oborr me disa shtëpi, njëri pronar është i lidhur legalisht në rrjetin e ujësjellësit ndërsa tjerët, përkatësisht fqinjët ose zakonisht të afërmit, janë të lidhur në mënyrë të paligjshme në tubacionin e ujësjellësit që kalon nëpër oborrin e tij. Tani qasja në objektet private është ligjërisht e vështirësuar, prandaj në disa shtëpi, kur supozojmë se ka lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit, ne s’mund të hyjmë pa vendim gjyqësor. Për të zgjidhur këtë problem duhet të përfshihen më shumë institucione dhe jo vetëm ndërmarrja komunale”, shprehen nga Komuna e Tetovës.

Është e vështirë të thuhet nëse Tetova ka humbje të mëdha të ujit, pasi sipas informacioneve zyrtare, në shumicën e qyteteve, madje edhe në vendet e zhvilluara, ka humbje të ujit që janë afërsisht të ngjashme me ato në Tetovë. Kjo është veçanërisht karakteristike për qytetet e Ballkanit. Por ka edhe disa shembuj vërtet të mirë kur uji i pijshëm përdoret në mënyrë racionale. Shembuj për këtë janë Zagrebi në Kroaci dhe Korça në Shqipëri.

Zagrebi i cili është shumë më i madh se Tetova, shpenzon të njëjtën sasi të ujit që do të thotë se uji atje përdoret racionalisht, ndërsa humbjet janë shumë më të vogla se te ne. Shumë interesant është edhe shembulli i Korçës në Shqipëri. Korça është i madh sa Tetova, por qyteti shpenzon sasi shumë më të vogël të ujit për furnizim, ka zero humbje të ujit, ndërsa arkëtimi për ujin e konsumuar është 100%. Ata kanë investuar rreth 100 milionë euro, e kanë ndërruar komplet tubacionet e rrjetit të ujësjellësit në qytet, kanë instaluar matës të teledirigjuar te secili konsumator të ujit dhe tani nga distanca mund shkëpusin çdo shfrytëzues i cili, për shembull, e harxhon ujin në mënyrë shumë të paarsyeshme ose nuk e ka paguar faturën me kohë.

Ndryshe, shumica e banorëve të fshatrave të Komunës së Tetovës dhe komunave përreth, konsumojnë ujë të papastërt për pije. Këtë e vërtetojnë analizat e Institutit për Shëndet Publik (ISHP) në Tetovë. Gjatë vitit 2019, 68% nga 99 fshatrat e Komunës së Tetovës bashkë me pesë komunat rurale, ujin e kanë pasur jo të pijshëm, tregojnë të dhënat zyrtare të Institutit për Mbrojtjen e Shëndetit të Tetovës (ISHP).

“Me këtë artikull, Press Online bashkohet me fushatën “Kthjellu”, implementuar nga Instituti për Studime të Komunikimit dhe financuar nga Ambasada Britanike në Shkup”.

Сторијата е оригинално објавена на Pressonline.mk.

Оригинално објавена на:

Pressonline.mk

Датум

16 јануари 2021